Skualifikohet Roman Abramovich

0
108

Bordi i Premier Ligës ka skualifikuar Roman Abramovichin nga pozita e drejtorit të klubit të Chelseas.

Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Premier Ligës, ky vendim thuhet se është marrë pas vendosjes së sanksioneve nga Qeveria britanike ndaj miliarderit rus.

Në njoftim gjithashtu thuhet se vendimi i sotëm nuk ndikon në mundësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet, transmeton Gazeta Express.

 

Ofertat tani priten që të shqyrtohen deri në fund të javës së ardhshme. /Gazeta Express/