Socialistët dorëzojnë në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt. Kandidatura e tij u firmos nga 37 deputetë, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Sot në mbledhjen e grupit PS Rama deklaroi se kandidatura e Begajt do të votohet unanimisht nga socialistët
Frikë për Ngërç?
Gjeneral Bajram Begaj ka dorëzuar te ministri i Mbrojtjes dhe të Kryeministri kërkesën për dorëheqjen nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë para se kandidatura e tij të shkojë në Kuvend.
Ligji për FA parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqjen para se të emërohen apo zgjidhen. Kjo procedurë do të përfshihet brenda orëve dhe parashikon dhe dekretimin e lirimit nga detyra që duhet të firmoset nga Presidenti aktual Ilir Meta, por ky i fundit ndodhet në Stamboll.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha në mbledhjen e grupit parlamentar se shpreson që Meta të mos e krijoje si beteje por gjithsesi i kanë marrë masat.