Solli foshnjën në jetë 2 javë më parë, humb jetën nga covid 22 vjeçarja

0
217

Një 22 vjeçare ka humbur jetën nga covid-19 pas tre javësh në intubim.

Mësohet se 22 vjeçarja ishte nga Korça dhe ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.”

Dy javë më parë u detyrua të sillte në jetë një fëmijë me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.

Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.

ora tv