Sonte, asteroidi shumë pranë tokës/ Shkencëtarët: Nëse do goditste planetin, do të ishte shkatërrimtar

0
82

Një asteroid me përmasa të konsiderushme do të kalojë këtë fundjavë mes Tokës dhe Hënës, ku pika më e afërt do të jetë mbrëmjen e së shtunës. Siaps shkencëtarëve nëse ai do të goditiste planetin, do të shkatërronte një qytet të tërë.

Një asteroid do të kalojë midis orbitave të Tokës dhe Hënës këtë fundjavë.

Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë.

Është e rrallë që një asteroid kaq i madh – që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër – të afrohet kaq afër planetit.

Sipas shkencëtarëve nëse do të binte në tokë, asteroid do të shkatërronte një qytet të tërë. Por fatmirësisht një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pika më e afërt e tij me Tokën do të jetë mbrëmjen e së shtunës në orën 20:49, me një distance prej 175,000 km.

Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme për astronomët që të rrisin njohuritë e tyre për asteroidët, në rast se zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.

“Nuk ka asnjë shans që ky “vrasës qyteti” të godasë Tokën, por qasja e tij e afërt ofron një mundësi të madhe për vëzhgime”, është shprehur shefi i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Richard Moissl.

Me një kalim kaq të afërt të Tokës, asteroidi mund të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël në të gjithë globin.

Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet i qasjes së tij do të sigurohet nga Projekti Virtual Telescope.

Objekti parashikohet se do të kthehet drejt orbitës së Tokës  sërish në vitin 2026, por shkencëtarët e kanë përjashtuar atë si një kërcënim për planetin edhe në atë rast.