Sormani: Nuk kam menduar të heq dorë nga Partizani

0
270

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli për situatën aktuale te skuadra e kuqe.

“Partizani ka merituar shumë më shumë se rezultatet. E thonë statistikat. Rezultati në fushë përcakton edhe vlerësimin që bëjnë njerëzit. Në qoftë se dikush studion dhe shikon realitetin e ndeshjeve, kemi të bëjmë me një realitet tjetër”, theksoi tekniku italian, i cili ishte i ftuar në studion e emisionin “Rubrika Sportive”.Më tej Sormani tha: “Statistikat thonë që Partizani pëson më pak topa në linja, në të gjitha linjat. Skuadra është agresive dhe e shkurtër dhe iu krijon probleme kundërshtarëve. Varet shumë nga aspekti psikologjik. Skuadra shumë herë ka paaftësinë që të transformojë gjithë atë gjë të mirë dhe ta transformojë në gol. Nëse marr një shembull, ndeshjen kundër Skënderbeut, deri në minutën e 43 nuk kishim pësuar asnjë situatë të vështirë. Pësuam gol nga 35 metra. Është një gjë të analizosh ndeshjet dhe është një gjë të ndalosh te fakti. Nëse dikush flet për performancën, unë vazhdoj të mos jem dakord.

Mendja ime në këtë momente është përqendruar që të mbyll këtë sezon, duke arritur objektivin minimal. Një nga problematikat që ka pasur Partizani është që ndoshta me shumë mundësi disa lojtarë që kanë ardhur, janë prezantuar me pritshmëri shumë të larta, pa qenë në kushte potenciale për të qenë lojtarë vendimtarë. Kanë qenë dhe shumë të kritikuar.

Unë duhet të analizoj gjëra. Solomon është një futbollist që shënon 1 gol në 7 ndeshje. Kjo është një fakt. Sipas meje përgjegjësia nuk është e lojtarit, por e atij që ka dashur t’i japë më shumë përgjegjësi lojtarit.

Nuk kam menduar të heq dorë nga Partizani. Unë e di sesi punoj. Unë e di se çfarë bëj. Unë kritikat i pranoj, por nuk pranoj kritikat e qëllimshme. Kur të shikoj që skuadra nuk perfomon, unë jam i pari që tërhiqem.

5 lojtarë ishin mbi peshë kur erdha unë. Nuk flas për kolegët e mi. Ka një respekt të madh mes kolegëve. Lojtarëve iu thashë që ata janë profesionistë, pavarësisht gjendjes, duhet një mrekulli. Nëse arrin të luash mbas 15 ditësh nuk mund të bësh kaq shumë. Ishte një klimë në depresion dhe pakënaqësi e madhe.

Lojtarët e gardës së vjetër, ishin të dëshpëruar prej kritikave që ishin drejtuar drejt tyre. Unë i kuptoj, që një që ishte kampion të pranoj kritikat. Kur dikush është shpirti i skuadrës, ai merr si meritat dhe kritikat. Lojtarët e rinj ishin shumë të ekspozuar. Është munduar që mund të bënin një diferencë të përgjithshme.

Shumë më thonë që Boldor është lojtar me eksperiencë të madhe, por nëse shikon, ka luajtur më shumë tani se 5 vitet e fundit. Nëse flasim për fakte, duhet të flasim seriozisht.

Për mua në qoftë se i jep më shumë përgjegjësi atij që nuk është gati për ta marrë, sepse i bën dëm. Partizani nuk është si skuadrat e tjera, ka një presion shumë të madh, mund ta vlerësoni më shumë se unë. Duhen lojtarë mendërisht të fortë, shkon në një vend që ka presion. Unë në këtë moment kam të qartë një gjë, që duhet të mendoj për ndeshjen e ardhshme.

Laçi është një nga skuadrat që më pëlqen më shumë për futbollin që zhvillon. Lushkja është një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit”, u shpreh Sormani.

syri.net