Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

0
2

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen e vizitorëve të shumtë që pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme, jo vetëm nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Në prag të festës, qyteti i Elbasanit u gjallërua me një koncert të madh në sheshin qendror, ku qindra qytetarë u mblodhën për të festuar. Një ditë më parë u hap edhe panairi i Ballokume, ndërsa për më të vegjlit u organizuan koncerte dhe shfaqje të teatrit të rrugës me maskota. Atmosfera festive u pasurua edhe nga parada e grupeve folklorike të ardhura nga zona të ndryshme të vendit.

GEAR Sh.p.k