Sot 364 viktima në Itali, më pak tamponë, rritet shkallë e pozitivitetit nga COVID-19

0
163

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 11831 raste të reja me koronavirus nga 67174 testime të kryera. Viktimat sot ishin 364, në total 74,985.

Dje rastet e reja ishin 22211 nga 157524 testime, ndërsa vdekjet ishin 462. Pra krahasuar me dje, sot kemi një ulje të numrit të tamponëve të kryer si pasojë edhe e zbulimit të të infektuarve.

Megjithatë, sot shkalla e pozitivitetit u rrit në 17.6% nga 14.1% që ishte në 24 orët e kaluara./ db/Abcnews.al