Sot bëhet “drejtësi” në grupet E dhe F të Kupës së Botës

0
95

Grupet E dhe F vendosin për katër skuadrat e radhës në fazën tjetër të këtij botërori. Nuk ka favoritë e as skuadra të kalueshme përveç Kanadasë që do të luajë një ndeshje statistikore kundër Marokut me shumë gjasë kandiidaturë për vendin e parë në grupin ku Belgjika dhe Kroacia do të luajnë me shumë mundësi biletën e vetme në lojë.

Një supersfidë që projektohet betejë deri në fund me skuadrën belge e cila nuk ka alternativë tjetër përveç fitores, ndërsa Modric me shokë duhet të ngrenë një mur të lartë për ta ruajtur minimalisht një barazim që do t’i shtynte drejt e në fazën e 1/8. Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në “Ar Reyyan stadium”.

Belgjika me probleme të shumta në dhomën e zhveshjes për shkak të përplasjeve të Hazard me Vertonghen, ndërsa ballkanasit në fundin e një cikli të suksesshëm, nuk dëshirojnë të largohen pas një kohe kaq të shkurtër në një botëror. Në orën 20:00 situata do të bëhet edhe më e nxehtë.

Gjermani-Kosta Rika, një pikë për skuadrën e Flick dhe një goditje në portë e 3 pikë për amerikano-qëndrorët në dy ndeshje. Disi ironike por e vertetë, Gjermania duhet të fitojë me çdo kusht por një sy e vesh ta mbajë edhe nga ndeshja mes Spanjës dhe Japonisë ku iberikët me 4 pikë do të kërkojnë vendin e parë dhe nuk kanë asnjë qëllim të bëjnë ulje çmimi për japonezët pasi në një kombinim të pazakontë mund të humbisnin edhe vendin e parë që do të thotë më shumë rrezik për të peshkuar të parën e grupit tjetër.

Sot të luhet paralelisht në dy stadiume, vetëm pak km. larg njëri-tjetrit por në letër, Gjermania dhe Spanja janë dy skuadrat më të favorizuara për të vazhduar rrugën drejt 1/8-ave. Sonte “panzerat” dhe “demat e kuq” kanë rastin të tregojnë se sa dëshirë e forcë kanë për t’i shkuar deri në fund këtij botërori.