Sot shënohet Dita Botërore e Buzëqeshjes dhe ndryshe nga herët e tjera, psikologët rekomandojnë që individët të harrojnë sado pak problemet dhe të buzëqeshin.
Për këtë është diskutuar edhe në studion e emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku gazetarja Mimoza Thaqi në një lidhje me Skype ka ndarë disa eksperienca personale. Gjithashtu, ajo i ka sugjeruar të gjithëve të fikusohen te vetja te energjia e mirë.
“Është shumë e rëndësishme, nëse ne drejtojmë shpatullat drejt ti drejton energjinë e tokës dhe qiellit. Kështu ndodh edhe me buzëqeshjen.
Një ditë kur isha në hotel u fokusova se çfarë do bëja ditën tjetër, do shkoja në plazh do kënaqësha. Duhet fokusim te vetja. Për buzëqeshjen duhet me zëmër se ndikon te tjetri. Se kur dikush buzëqesh fallco ne e kuptojmë”, tha Mimoza.
Ndërsa psikologia Brunilda Laboviti, e ftuar në studio ka theksuar se buzëqeshja nuk është në kulturën e shqiptarëve, ashtu si në vendet e tjera. Sipas saj, familjet nuk duhet të trasmetojnë problemet e tyre tek të tjerët.
“Nëse kemi një motër, vëlla, ne mundohemi ta kuptojmë se cfarë e bën atë individë të mos buzëqeshë. Ka familje që janë të lumtura, ka familje që vuajnë për një periudhë kohe. Kërkojnë ndihmën e një specialisti se çfarë i ka bërë që të jenë kështu.
Çfarë do lloj gjëje që mund të ndodhi në familje, ne duhet të rrisim kulturën e përshëndetjes së mëngjesit, buzëqeshjes së mëngjesit. Ne shqiptarët nuk e kemi këtë kulturë, ka nga ata që shkojnë në punë në orën 8 dhe nuk flasin kur mbërrijnë në punë”, tha psikologia. l.k/abcnews