Teksa sot ortodoksët kremtojnë festën e Ujit të Bekuar, një rast interesant vjen nga Selaniku. Një 38-vjeçar ka qenë ai që ka kapur kryqin, mes 28 personave të tjerë.
Mediat greke raportojnë se tekniku i kompjuterëve, Michalis Apostolidis nga Neapolis, deklaroi se plot 18 herë ka arritur të kapë kryqin (Përfshirë dhe sot).
Ai u shpreh krenar që ka kapur kryqin për herë të 18-të, duke treguar se ka nisur zhytjen që nga viti 1996 me përjashtim të dy viteve të koronavirusit. Greku pohoi se në Thermaikos ka arritur të kapë 4 herë kryqin, ndërsa shtoi se sa herë që ia del, viti i shkon mbarë.
(BalkanWeb)