Sot festa e Krishtlindjes, mbahet mesha në katedralen ”Ngjallja e Krishtit”, besimtarë luten për më shumë paqe dhe mbarësi

0
97

Sot, 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Krishtit.

Në katedralen “Ngjallaj e Krishtit” në Tiranë po mbahet mesha e Krishtlindjes, me besimtarë ortodoksë që luten për  më shumë paqe dhe mbarësi.

Festa e Krishtlindjeve është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas

Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.