Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Champions League mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG.
Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerek finale apo gjysmëfinale.
Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori dhe me një fitore do të arrinin Liverpool-in i cili ka po ashtu 6 trofe të Champions League.
Nga viti 2014 trofeu mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori. P
Parizienët janë debutuesë në një finale Champions League dhe do bëjnë gjithçka për ta fituar atë.
Ora news