Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë.
Gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve.
Në dyert e SPAk është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit.
Ndërkohë, sot në orën 14:00, Meta ka sërish seancë në Apeli, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për heqje të masës së sigurisë.