Sot nafta, 1.95 lekë për litë. Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

0
2

Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë!

Cmimi i naftës është rritur përsëri.

Sot nafta ka arritur në rreth 1.95 lekë për litër.

Rritja e çmimit të karburantit godet drejtpërdrejt ekonominë e familjeve shqiptare. Sa herë rritet nafta, rriten menjëherë çmimet e ushqimeve, transportit dhe të çdo shërbimi të përditshëm. Buka, qumështi, vaji, mielli etj dhe produktet më bazike bëhen çdo ditë e më të shtrenjta, ndërsa barra mbi qytetarët dhe bizneset rëndohet gjithnjë e më shumë.Pasi 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime, vetëm për të mbijetuar dhe aspak për jetën e luksit ku jeton kjo qeveri ku vetëm vera u kushton 33 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria vazhdon të paguajë naftën më të shtrenjtë në rajon.

Sot qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.95 euro për litër, ndërkohë që në Kosovë çmimi është rreth 1.18 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro.

Kjo diferencë e madhe nuk është rastësi. Ajo lidhet drejtpërdrejt me nivelin e lartë të taksave dhe akcizave, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit të naftës në vend.

Për pasojë, çdo rritje e karburantit përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve për ushqimet, të cilat i kemi 50% më të shtrenjta se BE dhe ku kjo qeveri hodhi poshtë me arrogancë dhe prligjin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH për produktet bazë si masë sociale për çdo familje.

Qytetarët paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për nevojat më bazike, ndërkohë që përballen me pagat më të ulëta ku nqs në Shqipëri paga minimale është 50 mijë lek të reja, në Malin e zi është 670 euro, në Serbi 618 euro, Maqedonia e Veriut 584 dhe Bosnja Hercegovina 660 euro. Ndërkohë kemi dhe fuqinë më të dobët blerëse në rajon.

Në vitet e fundit, kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm dhe sot mbi 55% e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se nuk arrijnë të mbyllin muajin sipas EUROSTAT. Në këto kushte, çdo rritje e karburantit është një goditje e drejtpërdrejtë për ekonominë familjare dhe për aktivitetin e bizneseve.

Pikërisht për këto arsye nuk ka më vend për justifikime dhe as për vonesa por për miratim me procedurë të përshpejtuar të propozimit të Parisë së Lirisë.

Partia e Lirisë ka propozuar një masë konkrete dhe të realizueshme: pezullimin deri në fund të vitit 2028 të Taksës së Qarkullimit dhe të Taksës së Karbonit.

Ky është një hap i domosdoshëm për të ulur çmimin e naftës dhe për të lehtësuar barrën që sot rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare.

Kjo masë do të ndikonte drejtpërdrejt në frenimin e rritjes së kostos së jetesës, në stabilizimin e çmimeve dhe në mbështetjen e ekonomisë familjare në një moment të vështirë ekonomik.

Ndaj i bëj thirrje mazhorancës ta miratojë këtë ndryshim sa më parë, për t’u ardhur realisht në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve shqiptare dhe të japë llogari për planin konkret për të vepruar menjëherë ndaj kësaj situate.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon, ndërkohë që kanë pagat më të ulëta në rajon, duke qenë populli më i varfër në Europe.

GEAR Sh.p.k