Sot përcaktohet finalja në Kupën e Shqipërisë

0
185

Sot përcaktohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Shqipërisë.

Në orare të ndryshme do të zhvillohet gjysmëfinalet e kthimit, Tirana-Bylis (17:45) dhe Teuta-Kukëksi (20:45), dy sfida që ngelen të hapura për fatet e kualifikimit.

Tirana pret Bylisin në një atmosferë aspak të këndshme, të krijuar nga dyshimet e hedhura për përcaktimin e rezultatit të “Adush Muçës”. Në Ballsh mallakastriotët fituan me përmbysje 2-1, por të dyja skuadrave u është dashur të japin llogari në Komisionin e Etikës në FSHF, për ato episode (rastet e golave) që kanë baltosur garën e pastër.

Pasi të jetë përcaktuar finalisti i parë i Kupës, në “Niko Dovana” të Durrësit Teuta dhe Kukësi do të jetë gati për të zbritur në fushë për përplasjen e 6-të sezonale mes tyre.

Ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 0-0 duke lënë gjithçka të hapur.

© SYRI.net