Sot plot 20 vite nga 11 shtatorit 2001, Biden nderime në zonat ku ndodhën sulmet

0
154

Sot bëhen plot 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit 2001 që shkaktuan vdekjen e 2,996 njerëzve në atë ditë.

Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Sulmet vranë gati 3,000 njerëz dhe rrëzuan kullat binjake 110-katëshe të qendrës tregtare.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin.

Sulmet u pasuan nga lufta në Afganistan që zgjati gati 20 vjet, që sipas Departamentit të Mbrojtjes, shkaktoi vdekjen e të paktën 2,325 ushtarëve amerikanë.

Ndërkohë, më 11 shtator 2021, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të reflektojë mbi këtë tragjedi të dyfishtë, duke bërë nderime në tre zonat ku ndodhën sulmet, të cilat nxitën luftën më të gjatë të Amerikës.

Lufta Globale kundër Terrorit, siç u quajt atëherë, u shtri përtej Afganistanit, duke arritur në Irak dhe cepa të tjerë të globit, përfshirë Afrikën.

Në Irak, konflikti shkaktoi vrasjen e gati 4,500 ushtarëve amerikanë dhe qindra mijëra civilëve.

Të shtunën, Presidenti Biden do të vizitojë tre vendet ku u ndezën shkëndijat e luftës: qyteti i Nju Jorkut, ku në orën 8:46 të mëngjesit të një dite shtatori me diell, një avion i kompanisë American Airlines u përplas në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe ku, 17 minuta më vonë, një avion i kompanisë United Airlines goditi kullën jugore.

Ai gjithashtu do të vizitojë Pentagonin, ku 34 minuta më vonë, u përplas një avion i kompanisë American Airlines. Ndërsa Nënpresidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë memorialin në Shanksville të Pensilvanisë, ku u rrëzua avioni i katërt i rrëmbyer, i kompanisë United Airlines.

Sot plot 20 vite nga 11 shtatorit 2001, Biden nderime në zonat ku

Sot plot 20 vite nga 11 shtatorit 2001, Biden nderime në zonat ku