Sot do të zhvillohet testimi i informatizuar për mbi afro 2000 maturantë që kanë aplikuar për të nisur studimet e larta në degën Mjekësi e Përgjithshme, duke u paraqitur sipas kalendarit të përcaktuar deri në datën 23 gusht.
Ky testim nxjerr në pah rezultatet dhe notat reale të maturantëve, duke zgjedhur kështu maturantët më të mirë. Për vitin akademik 2024-2025 janë rreth 500 kuota pranimi për studentët që ulen për herë të parë në auditoret e mjekësisë
Kujtojmë se një vit më parë studentët e mjekësisë nisën më protesta për shkak se përpara se të uleshin në auditoret e mjekësisë duhej të nënshkruanin një kontratë se pas përfundimit të studimeve, do të ofronin shërbim shëndetësor për 5 vetë vite në vendin e tyre e më pas do të diplomoheshin.
Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit. Gjykata Kushtetuese mori vendim që të ndryshonin nenet e ligjit, duke ulur vitet e detyrimet, por qeveria nuk dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj, siç ishte e detyruar të bënte brenda periudhës 3 mujore nga zbardhja e vendimit dhe Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar ligjin për studentët e Mjekësisë.