SPAK: Arrestohet gjyqtarja Zamira Vyshka në Elbasan, akuzohet se mori ryshfet për të favorizuar të arrestuarin

0
431

Është arrestuar gjyqtarja Zamira Vyshka në Elbasan.

Për të është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Zamira Vyshka ishte me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Vyshka akuzohet se ka marrë një sasi monetare më qëllim që të favorizonte në caktimin e masës së dënimit të një shtetasi të arrestuar.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Zamira Vyshka akuzohet për  korrupsion dhe krim të organizuar.

Sakaq bëhet me dije nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se është arrestuar dhe avokati I përfshirë në këtë rast Ilir Pashaj  si dhe një familjar I të arrestuarit për të cilin kërkohej favorizimi.