SPAK cakton masën “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha

0
167

SPAK ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i Rithemelimit akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pak momente më parë me urdhër të SPAK është arrestuar në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në lidhje me këtë çështje.

Masa e lehtë e vënë ndaj Berishës për shkak edhe të moshës së tij. Gjithashtu SPAK ka caktuar ndaj Berishës edhe “Ndalim daljeje jashtë shtetit”.

Sakaq më herët gjatë mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri ka paralajmëruar një konferencë për mediat nga selia e PD-së.