SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion.
FNSH dhe drejtues të lartë të shtetit kanë mbërritur në zyrat e ndërmarrjes së pasurive publike në Lushnjë.
Mësohet se janë disa të shoqëruar si të dyshuar për abuzime me tendera, ndërkaq është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
Finalizimi i operacionit anti-korrupsion në bashkinë Lushnje vjen një ditë pas deklaratës së kreut të SPAK, Arben Kraja.
Arben Kraja paralajmëroi një ditë më parë se do ketë zyrtarë të ndaluar për shpërdorim të fondeve publike.
Policia e shtetit pritet të dalë në deklaratë në lidhje me operacionin anti-korrupsion që është finalizuar sot me urdhër të SPAK.
Kryebashkiaku Fatos Tushe drejton bashkinë që prej vitin 2011.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi bën me dije se operacioni është ende në zhvillim.
Deri tani janë 6 persona të shoqëruar, 3 në kërkim.
Bëhet fjalë për korrupsion dhe shpërdorim detyre, janë zyrtarë të bashkisë Lushnjë.
Burimet janë të rezervuara për momentin, pasi pritet të përfundojë ekzekutimi i të gjitha masave të dhëna nga Gjykata.
Kontrolle ka pasur në zyrën e kryebashkiakut dhe në zyrat e kadastrës. Do të bëhet gjithashtu edhe një kontroll i befasishëm në banesat e personave të shoqëruar.
Personat e ndaluar:
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Gazment Çela