‘SPAK gëzon popullaritet më shumë se çdo forcë politike’/ Mile: Vota e Diasporës do të ketë ndikim më të madh në Tiranë

0
2

Zhvillimet në fushën e drejtësisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon votës së Diasporës ishin epiqendra e diskutimeve në Edicionin Qendror.

Pedagogu Klementin Mile u shpreh se SPAK ka përkrahje më shumë sesa një parti politike dhe se ti dalësh kundër tij është mund të të sjellë humbje të popullaritetit. Ai komentoi qëndrimin e Berishës duke thënë se Berisha apo kushdo parti që i del kundër SPAK e dëmton në politikë.

 SPAK gëzon popullaritet më shumë se një parti politike. Kushdo që flet për shkrirje të SPAK, e përgojon luan me popullaritetin në sensin që mund të humbas popullaritet. SPAK paçka se është organ i drejtësisë, kemi sondazhe që e shprehin që ka një lloj legjitimiteti. Ashtu siç flasim për partitë që kanë ose jo legjimitet. Të bësh këtë luftë me SPAK është të bësh luftë me mullitë e erës.

Kjo politikë dëmton Berishën dhe çdo parti që i del kundër. Ne pamë Ramën që bëri një kthesë me një retorikë tjetër duke e kritikuar. Duhet të japësh argument, një retorikë e fryrë pa argument është keq sepse populli ka besuar që prej drejtësisë do të vijnë të mirat në këtë vend. Të merresh me SPAK nuk është rruga e duhur. Rama është kaq i mençur dhe ka kuptuar që nuk bëhet kjo llojë lufte.”

Sa i përket votës së Diasporës, Mile u shpreh se do të ketë efekt kryesor në Tiranë dhe në qytetet që kanë më shumë regjistrime.

” Unë mendoj që do ketë efekt në disa qarqe, në Tiranë ose në qarqe të tjera ku raportohet që ka regjistrime. Do të ketë e gjithë çështja është që sa i besueshëm është procesi. Dy partitë e mëdha kanë marrë në dorë numërimin, duhet t’ju besojmë këtyre dy partive. Do të duhet t’ju besojmë dhe unë shpresojë që ky proces të jetë transparent që të jetë i besueshëm. “

/ abcnews.al