SPAK jep sot vendimin për Incineratorin e Elbasanit

0
72

SPAK do të shqyrtojë sot çështjen e Incineratorit të Elbasanit.

Të akuzuar në këtë aferë, siç e cilëson opozita dosjen në fjalë, janë disa zyrtrarë të lartë, mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.