SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi firmos urdhrin, ja data kur do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

0
54

Niko Peleshi firmos urdhrin për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen Balluku. Për Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes, për t’i hapur rrugë arrestimit.

Opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen e Këshillit, ndërkohë që Peleshi ka vendosur që mbledhja të mbahet më datë 28 janar. Kujtojmë se sot PD kallëzoi Peleshin për shpërdorim detyre për këtë çështje.

Njoftimi i Kuvendit:

Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.