SPAK kërkon 1 vit e gjysmë burg për keyebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

0
2

SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Roskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i kërkuar ulet në 1 vit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në shërbim prove për 2 vjet.

Ardit Murataj