Prokuroria e posaçme ka kërkuar 1 vit e gjashtë muaj burg për ish nënkryetarin e bashkisë dhe prefektit të Kukësit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar masa ndaj granit gjanës zbret në 1 vit dhe e konvertuar në 20 muaj shërbim prove.
Ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera në dy raste. Procedimi ndaj tij nisi në maj të vitit të shkuar pas paraqitjes së padisë nga një kompani së cilës nuk iu dhanë në kohë dokumentet për të marrë pjesë në prokurimin për karburantin në vlerë të e 21 milionë lekëve.
Si pasojë subjekti nuk u përfshi në garë. Fitues dyshohet se është shpallur një kompani e cila ka pasur lidhje me gjanën, çka ka shtuar dhe akuzat për abuzime me tenderat.
Pas marrjes së dëshmive, në 5 dhjetor gjana dha dorëheqjen nga detyra e prefektit ndërsa një dit më pas iu komunikuan zyrtarisht akuzat.
Në seancën e kësaj të hëne në GJKKO prokuroria paraqiti provat duke kërkuar edhe masën. Ndërsa në seancën e radhës do të jenë avokatet e tij që do të bëjnë mbrojtjen për t’ia lënë vendin gjykatës në marrjen e vendimit
Gjana drejtoi bashkinë e kokësit kur ishte nënkryetar pas largimit të Safet Gjicit i cili u akuzua dhe më tej u dënua për marrëdhënien seksuale në zyrën e tij.