Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku
Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe.
Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.


