SPAK merr të pandehur gjyqtarin e KPA, Luan Daci

0
242

Sot në orën 13:00, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet t’i komunikojë akuzat dhe të marrë si të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Pak javë më parë Daci fitoi betejën në Apelin e së Posaçmes, duke hequr pezullimin nga detyra, të vendosur nga Shkalla e Parë.

Pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja do të kalojë në seancë paraprake dhe është në dorë të gjykatës të zgjedhë mes tre vendimeve, pushim të çështjes, kalim për gjykim ose rikthim edhe një herë tjetër për hetim në SPAK.

ota news