SPAK ka nisur hetimet për një tender me flamur të kuq, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar.
Procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi, i cili së fundmi ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren.
Tenderi ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur.
Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë./syri