Ky është vëllai i deputeti socialist Loer Kume, i arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.
Enea Kume akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Nga ky operacion i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë lëshuar në total 9 masa sigurie, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.

Kujtojmë se në total janë lëshuar 9 masa sigurie me urdhër të SPAK.
Në pranga kanë rënë deri tani shtetasit Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume, si dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos.
SPAK ka pasur informacione se vetë Laho, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut” ndodhej në Shqipëri, por deri tani nuk konfirmohet arrestimi i tij.
Dosja që ka çuar në këto arrestime lidhet me tjetërsimin e pronave në qytetin e Durrësit.