SPAK po zhvillon këtë të premte një operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Siç mësohet janë firmosur të paktën 11 masa sigurie, ndërsa 4 të tjerë janë në burg.
Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C. u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg, ndërsa aktualisht gjenden në qeli.
Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.
Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.