SPAK ka sekuestruar 13 pasuri që dyshohet se i përkasin shtetasit Arben Isufi, i njohur si Ben Qimja. Pasuritë janë në emër të tij dhe familjarëve të tij që dyshohet se janë vënë në sajë të aktivitetit të paligjshëm.
Burime nga spak bëjënë me dije se pasuritë e sekuestruara janë 4 sipërfaqe tokë, një pulari, shoqëria tregtare alb akil e disa pasuri të tjera të paluajtshme. Prokuroria e Posaccme bën me dije se janë verifikuar edhe disa të afërm të Isufajt.
Ditën e nesërme pritet që SPAK të dalë në një komunikatë zyrtare për të dhënë informacion të detajuar për pasuritë e sekuestruara që dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.
Kush është Arben Isufaj dhe akuzat si bos të kokainës
Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vdekurish.
Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.
Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.
Emri i tij u përfol vitin e kaluar edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu.
(E.K/Faxweb.al)