SPAK “shpërndahet” në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë! Aksione në call-center, disa të shoqëruar, sekuestrohen servera dhe dokumenta! Mashtrim dhjetëra milionë euro

0
192

Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer nje operacion në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë.

Operacioni ështe ende në vijim ku deri tani po kryhen kontrolle në kompani call center që dyshohet se ushtrojnë aktivietin e paligjshëm.

Burime nga struktura antikorrupsion bëjne me dije se janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar servera dhe dokumenta te këtyre kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj.

Lidhur me operocionin SPAK tregohet mjaft i rezervuar pasi është ende në vijim. Aktualisht janë disa të shoqëruar ne komisariatet e këtyre qyteteve.

Letër-porosia ka ardhur nga shteti spanjoll ku shumë qytetarë dyshohet se janë mashtruar pikërisht nga këto kompani.

Bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro.

Shumica e urdhër arresteve janë goditur dhe pritet që SPAK apo policia eshtetit të dalë me një njoftim mbi personat e vënë nën hetim apo të arrestuar.