Spanja, kampione bote në futbollin e femrave

0
131

Vetëm një vit më parë, Spanja ishte në kaos të plotë, pas eliminimit në çerekfinalet e Evropianit dhe rebelimit të futbollisteve kryesore të ekipit ndaj trajnerit Jorge Vilda.

Sot, 12 muaj më pas, me të njëjtin trajner në stol, përfaqësuesja iberike është shpallur kampione bote në futbollin e femrave.

Në finalen e madhe ndaj Anglisë, Olga Carmona shënoi golin e fitores në minutën e 28 dhe kaq mjaftoi për Spanjën që të ngrinte trofeun më të rëndësishëm.