Spanja nderon viktimat e koronavirusit

0
237

Në Madrid u përkujtuan me një ceremoni shtetërore viktimat e pandemisë së koronavirusit. Homazhet i kryesoi mbreti Felipe VI, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit kryesorë të BE-së dhe të OKB-së. Spanja është një prej vendeve të goditur më keq në Europë nga pandemia e koronavirusit, që u mori jetën mbi 28 mijë vetave.

Spanja zhvilloi homazhe shtetërore për viktimat e koronavirusit me një ceremoni shtetërore të ndjekur edhe nga mbreti Felipe VI dhe të ftuar të tjerë të nivelit të lartë. Ceremonia u zhvillua një ditë përpara fillimit të samitit të BE-s.

Ceremonia e posaçme në Madrid u mbajt për të përkujtuar mbi 28 mijë viktimat e koronavirusit. Nderimet u mbajtën në sheshin “Armory” të kryeqytetit spanjoll me pjesëmarrjen e rreth 400 të ftuarve.

Qeveria spanjolle njoftoi më herët se ceremonia zhvillohet gjithashtu për të nderuar punonjësit e shëndetësisë që humbën jetën në përballjen me virusin dhe ata që vazhdojë t’u shërbejnë pacientëve.

Spanja është një prej vendeve të goditur më keq në Europë nga pandemia e koronavirusit. Muajin e kaluar vendi hoqi kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e virusit, por tani kanë filluar të shfaqen vatra të reja. Shkak për këtë dyshohet se është edhe hapja e turizmit dhe lejimi i turistëve nëpër ishujt e vendit.

Ndër të ftuarit ishte presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjithashtu morën marrin pjesë edhe shumë të afërm të viktimave si dhe përfaqësues të sektorëve kryesorë ekonomikë.

Ora news