Specializime pa konkurs! Mungesa e mjekëve të familjes ka detyruar ministrinë të heqë garën

0
63

Mungesa e mjekëve të familjes dhe mjekëve  të urgjencës ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të heqë konkurrimin për studentët që duan të ndjekin specializimet në këto dy degë.

Përveç heqjes së konkursit, këta specializantë kanë edhe të tjera lehtësira.

Studentët që kanë mbaruar mjekësi, por edhe mjekët e familjes, të cilët nuk kanë specializim, mund të aplikojnë deri në datën 24 qershor për të frekuentuar studimet e specializuara dhe për këtë do të paguhen.

Nëse aplikanti është i punësuar, Ministria e Shëndetësisë garanton ruajtjen e vendit të punës pas përfundimit të studimeve.

Ikja e mjekëve drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së ka  shkaktuar mungesa nëpër qendra shëndetësore, sidomos nëpër rrethe.