Në Premier League-n e rikthyer Manchester City nuk është kursyer ndaj Arsenal duke fituar me shifrat 3-0.
Të mërkurën në mbrëmje u rikthyer edhe Premier League pas 100 ditësh ndërprerje për shkak të koronavirusit. Këtë e bëri në mënyrë më të mirë pasi supersfida Manchester City-Arsenal përfundoi me shifrat 3-0. Golat për ‘qytetarët’ u realizuan Sterlind, de Bruyne dhe Foden.
Në Bundesligë ku tashmë është vendosur çështja titull Dortmund nuk është impenjuar maksimalisht dhe në ndeshjen me Mainz është mposhtur 0-2. Në Sigal Iduna Park shënuan Burkard dhe Mateta.
shqiptarja.com