Ndërkohë që kapacitetet e spitaleve Covid në kryeqytet janë ezauruar, ministria e Shëndetësisë bën me dije se është hapur edhe një pavijon Covid në spitalin e Elbasanit.
Mësohet se ditën e sotme, në spitalin e Elbasanit “Xhaferr Kongoli” janë shtruar 4 pacientët e parë të infektuar me koronavirus.
“Sot është hapur edhe pavijoni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.” – njofton ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 1021 të tjerë gjendur pozitivë.