Megjithëse strukturat e policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kishin informacion se ku ndodhej pallati në Fier dhe kati, ku qëndronte i shumë kërkuari Nuredin Dumani, ata nuk dinin me saktësi ekzakte se kush ishte apartamenti.
Dhjetëra efektivë të policisë Fier, Elbasan dhe forcat speciale RENEA, vrapuan dhe zunë pozicione, duke rrethuar pallatit dhe katin e 4, ku ishte marë informacioni se ndodhej Nuredin Dumani. Por policia nuk kishte të dhënat e sakta se në cilin apartament ndodhej, i shumë kërkuari Dumani.
Për të shmangur një arratisje të mundshme të objektivit që kërkonin, policia Kriminale në këtë operacion ka ngritur dhe një dron, me qëllim mbajtjen në kontroll nga ajri të lëvizjeve të Dumanit dhe çdo personi tjetër.
RENEA, ka hapur njërën derë të apartamentit, duke ushtruar kontroll të imtësishëm, ku u gjetën vetëm njerëzit e shtëpisë dhe asgjë e paligjshme.
Pas kësaj, është hapur dhe një apartament tjetër, ku sërisht është kryer e njëjta procedurë, duke mos sjellë asnjë rezultat që kërkonte policia.
Më tej policia ka vijuar në kontrollin e apartamentit të tretë, duke u kontrolluar personat dhe e gjithë shtëpia për sende të paligjshme. Ndërsa në apartamentin e katërt, dera është hapur nga vajza Kosovare, Mirjetë H., e cila u ka treguar policëve se janë nga Kosova dhe kishin ardhur për turizëm disa ditë.
Edhe pse ishte i armatosur, Dumani nuk ka bërë asnjë rezistencë, por thjesht ka qëndruar i shtrirë, duke dhënë përshtypjen se po flinte.
Dumani, kishte vetëm një javë që ishte futur në territorin Shqiptar, duke përdorur dokumenta të falsifikuara nga shteti kosovar lënë shoqëri me vajzën e re, Mirjetë Hajdini. I shumë kërkuari mbëriti në Shipëri vetëm për të kryer vrasjen e kundërshtarit të tij, Talo Çela, ndërsa në fakt ky i fundit i kishte ngritur pritë në zonën e quajtur kryqëzimi i Papërit në Elbasan. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Dumani, mbeti vetë i plagosur, ndërsa policia beson se në këtë ngjarje ka dhe persona të tjerë të plagosur, por ende nuk janë gjendur.
RENEA, ka hyrë me shpejtësi në ambjentet e apartamentit, ku në dhomën e gjumit ka gjetur, një person të shtrirë, i cili bënte sikur po flinte. Nuredin Dumani, është çuar nga policia dhe kontrolluar, ku në trup ju gjet dhe plaga në pjesën e shpinës.
Në të njëjtën shtëpi policia arrestoi dhe Henrik Hoxhaj, bashkëpuntorin e Dumanit. Ndërsa në banesë u gjetën një armë zjarri dhe një automatik kallashnikov.