Sporti në zi, vdes në moshën 20 vjeçare sportistja premtuese e patinazhit

0
230

Sportistja e patinazhit lindur në  Rusi, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 20 vjecare në Moskë, Ekaterina Alexandrovskaya e lindur në Rusi garoi në Lojërat Olimpike për shtetin Australian .

Shkak i vdekjes se sportistes së re akoma nuk është bërë i ditur, ajo në muajin shkurt të këtij viti u lëndua rëndë.

Ajo e mori nënshtetësinë e Australisë për të garuar në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 me partnerin e vet australian në patinazh, Garley Windsor.

Windsor, i cili e fitoi titullin e botës për juniorë bashkë me të në vitin 2017, ka thënë se ndihet i shkatërruar pas kësaj tragjedie.

Sa shumë kemi arritur ne gjatë partneritetit tonë është diçka që unë kurrë nuk mund ta harroj dhe gjithmonë do ta mbaj afër zemrës”, shkroi Windsor në Instagram.

Trajneri i saj, Andrei Khekalo, tha se Alexandrovskaya e kuptoi në fillim të vitit se vuante nga epilepsia.

Image

© SYRI.net