Spotify zbuloi në një klasifikim artistët, albumet, këngët, playlist-at (listat muzikore) dhe podcast më të dëgjuar për vitin 2020 në platformën e tij prej 320 milionë përdoruesish në të gjithë botën.
Në nivel global, në Spotify Wrapped 2020, me më shumë se 8,3 miliardë stream, reperi portorikan Bad Bunny është artisti më i dëgjuar.
Në vend të dytë Drake dhe në të tretin J Balvin, ndjekur nga Juice WRLD, reperi amerikan i cili vdiq në vitin 2019 dhe The Weeknd.
Ndër artistët femra spikasin Billie Eilish, në vend të parë, për të dytin vit me radhë, ndjekur nga Taylor Swilift dhe Ariana Grande, përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë. Në vend të katërt Dua Lipa, e në të pestin, Halsey.
Kënga me numrin më të madh të stream, më shumë se 1,6 miliardë, është Blinding lights e The Weeknd. Në vend të dytë dhe të tretë gjejmë Dance Monkey të Tones & I dhe The Box të Roddy Ricch. Top 5 plotësohet me SAINt JHN me Roses – Imanbek Remix dhe Dua Lipa me Don’t start now.
Albumi më i dëgjuar për vitin 2020 në Spotify është YHLQMDLG i Bad Bunny, me më shumë se 3,3 miliardë stream, ndjekur nga After Hours të The Weeknd dhe Hollywood’s Bleeding të Post Malone. Në vend të katërt, Fine Line e Harry Styles’ dhe Future nostalgia e Dua Lipa.
Podcast, më të dëgjuarit në 2020 sipas Spotify
Gjithnjë në nivel global, The Joe Rogan Experience është podcast më i dëgjuar. Në vend të dytë dhe të tretë, përkatësisht Ted Talks Daily dhe The Daily dëshmojnë faktin që dëgjuesit kanë vijuar të dëgjojnë përmbajtje për të qëndruar të informuar. Podcast i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama, The Michelle Obama podcast renditet i katërti më i dëgjuar në botë në Spotify për vitin 2020, ndjekur nga podcast Call Her Daddy.
Burimi: Forbes