SQARIM PUBLIK! ERION MURATAJ REAGON PËR NGATARRESËN ME TË KËRKUARIN PËR INCENERATORIN E TIRANËS

0
322

Erion Murataj ka sqaruar publikisht ngatërresën në vendosjen e imazhit të tij si personi i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranes. Që prej mbrëmjes së kaluar ne disa media është postuar fotoja e Erion Muratajt i cili aktualisht mban postin e kryetarit të PSD Qarku Elbasan duke e ngatarruar me antarin e dhënies së koncesioni në bashkinë Tiranë (Erjon Murataj)

Kryetari i PSD per qarkun Elbasan sqaron publikisht se bëhet fjalë vetëm për një ngatërresë për shkak të koincidencës së emrave.

Personi i shpallur në kerkim është ANTAR I KOMISIONIT TË DHËNIES SË KONCESIONIT NË TIRANË dhe aktualisht është duke u hetuar nga SPAK dhe po punohet për kapjen e tij.

Statusi i Erion Murataj!

Të dashur miq!

Shokë , shoqe dhe bashkëpuntorë, jeta ndonjëherë të përball dhe me jo vertebrorë apo keqkuptime.

Nga mbrëmja e kaluar dhe sot ka nisur një ngatërresë e qëllimshme nga disa media të paguara nga impotent politik për të përbaltur imazhin dhe figurën time.

Dua t’iu bëj me dije se jam shëndosh e mirë dhe se personi i shpallur në kërkim nuk jam unë por dikush tjetër.

Në pozicionet politike e shtetërore që kam mbajtur kam pasur gjithmonë udhërrëfyes të zbatoj ligjin (ndonjëherë më shumë se kushdo tjetër).

E bëj këtë sqarim që kur të haseni me lajme si ky më poshtë të jeni të qetë se si bashkpuntorë dhe pjesë përfaqësuese e një familje politike keni përpara jo vetëm një njeri të pastër por dhe pa borxhe si me drejtësinë ashtu edhe me politikën.

Qylaxhi pilafi dhe të tredhur politik që ruajnë kush do i paguaj darkën e ku s’dihet kush mban varur ato të burrit ka plot.

Jam i dënuar të përballem me to dhe pse personalisht i kam thyer të pakten 3 herë në përballje politike.

Në çdo rast ATA që i japin jetë këtyre shpifjeve dua ti them se “ME QETËSI E DASHURI” përballja e 4 do t’iu zhbëjë plotësisht .

Ju uroj fundjavë të këndshme!

NE FOTO ERION MURATAJ KRYETAR I PSD QARKU ELBASAN

Me poshte jane fotot e personave te arrestuar nga SPAK per aferen e inceneratorit te Tiranes.