Kur fotot e saj me Beartin qarkulluan në rrjet, Teas iu shtuan ndjeshëm ndjekësit në Instagram. Nga 528 mijë ndjekës para skandalit, ajo shkoi në 531 mijë.
Njerëzit ishin shumë kurioz të dinin si do të reagonte ish-konkurrentja.
Ditën e sotme, Tea i dha fund kuriozitetit. Ajo tha se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni dhe Andi, së bashku me produksionin kanë qenë në dijeni.
“Harruam që po gënjenim një popull të tërë”, u shpreh mes të tjerash Tea.
Pas deklaratës së saj, ish-konkurrentja ka filluar të humbasë ndjekësit e saj. Nga 531 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 517 mijë ndjekës.
Expres