Steinmeier: S’ka vendime konkrete në samitin e 6 dhjetorit. Begaj: S’ka BE pa bërë detyrat e shtëpisë

0
101

Kur mund të integrohet Shqipëria në BE. A ka një afat kohor?

Presidenti Bajram Begaj është i ndërgjegjshëm që kjo ëndërr realizohet pasi vetë Shqipëria të ketë kryer detyrat e saj pasi integrimi në BE  “Nuk mund të jepet falas nga askush”

Gjithashtu treguan dhe pritshmëritë nga samiti i 6 dhjetorit 2022 që do të mbahet në Tiranë.

Bajram Begaj:  Pritshmëria nga ky samit është që të përcaktohen dhe ravijëzohen qartë detyrat që do të ketë çdo vend aspirant i Ballkanit Perëndimor për në BE, rrugën që do të ecë përpara dhe proceset që ata duhet të ndjekin. Pritshmëritë janë të larta. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është i përcaktuar, secili vend duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe pa u plotësuar të gjithë kriteret nuk besoj se mund të arrihet një anëtarësim. Duhet patjetër që vendi të punojë ngushtësisht për të realizuar në kohë procesin. Nuk besoj se ka kohë që do të përcaktoj unë por mendoj se varet nga puna që do të bëjmë ne.

Frank-Walter Steinmeier: Duhet të mbajmë në konsideratë që kemi të bëjmë me një samit, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk bëhet fjalë për një samit që do të ketë vendime të caktuara. Do të ndriçohet sërish procesi i deritanishëm i bërë në rrugën e integrimit të BE-së duke dhënë dhe inkurajimet e duhura për të vijuar më tej nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur një gur kilometrazhi në këtë proces të anëtarësimit në BE. Kuptojeni vizitën time si një vizitë që njeh atë që keni arritur deri tani por dhe si inkurajim për rrugën e nisur.