Stina e alergjive/ Mjekët: Numri i fëmijëve që preken është rritur çdo vit, 8 vizita në ditë

0
74

Pranvera sa është e bukur, aq është edhe e parehatshme për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, të cilat janë nga më të shumëllojshmet, që nga alergjitë nga lulet, pluhuri, myku, ushqimet, e deri tek alergjia nga druri, uji dhe dielli.Tek ne paraqiten që nga fëmijët e çerdheve e deri tek ata të kopshteve dhe shkollave. Madje janë mësuesit që sinjalizojnë prindërit, që fëmija ka kollë pa ndalim. Simptomat janë kollë, rrufë, tështima. Bëjmë deri në 8 vizita në ditë dhe numri i atyre që vuajnë nga alergjitë sa vjen dhe rritet. Alergjia nuk shërohet, por përmirësohet me kura dhe vaksinë”, tha Valbona Shahinaj, pediatre në QSH nr. 2.