STOKHOLM – Nobeli i Ekonomisë për Paul Milgrom dhe Robert Wilson

0
288

Çmimi Nobel për Ekonominë iu dha sot amerikanëve Paul Milgrom, 72 vjeç dhe Robert Wilson, 83 vjeç.

Ata janë ekspertë të ankandeve, puna inovative e të cilëve u përdor në veçanti për alokimin e frekuencave të telekomit.

“Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike, në kujtim të Alfred Nobelit, u jepet atyre për përmirësimin e teorisë së ankandeve dhe shpikjen e formateve të reja të tyre”, theksoi juria e Akademisë Suedeze të Shkencave .atsh