Stoltenberg: NATO nuk kërkon luftë me Rusinë. Kemi përgjegjësinë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës

0
138

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare të aleancës janë pajtuar që asnjë aeroplan i tyre nuk duhet të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se trupat nuk duhet të jenë të pranishme në Ukrainë gjatë sulmit rus në këtë shtet, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar masën e ndalim-fluturimit.

Stoltenberg theksoi se NATO nuk kërkon luftë me Putinin.

Duke folur në Bruksel ai tha se NATO është një aleancë “mbrojtëse”. “Detyra jonë kryesore është të mbajmë 30 kombet tona të sigurta,” tha ai.

Deklaratat më  të rëndësishme

-Shefi i NATO-s thotë se sulmi në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës të premten tregon se Rusia duhet t’i japë fund luftës së saj.

-Stoltenberg thotë se ideja e një “zone të ndaluar fluturimi” mbi Ukrainë u diskutua në takim.

-“NATO do të ndajë më shumë informacion me vendet joanëtare të NATO-s, Suedinë dhe Finlandën në mes të pushtimit të Ukrainës nga Rusia” thotë Stoltenberg

-“Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme, edhe me shumë vuajtje njerëzore”

-“Presidenti Putin nuk ka arritur të na ndajë,” thotë Stoltenberg.

-“Rusia po përpiqet të zgjerojë sferën e saj të ndikimit me pushtimin e Ukrainës”

-Stoltenberg bën thirrje për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina pa parakushte.

– “Kjo është lufta që Presidentit Putin po bën kundër një vendi paqësor”.