“Stop Luftës!” I gjithë stadiumi ngrihet në këmbë e solidarizohet me lojtarin ukrainas. Shikoni momentin emocionues

0
164

I gjithë stadiumi në Lisbonë u ngrit në këmbë për të përshëndetur lojtarin ukrainas, Roman Yaremchuk, kur hyri në lojë, madje edhe duke iu dhënë shiriti i kapitenit.

I gjithë grupi i tifozëve të Benficas e duatrokitën dhe valëvitën flamuj ukrainas, ndërsa disa të tjerë kishin në duar banera që bënin thirrje Stop luftës.

Këto gjeste e emocionuan tepër futbollistin ukrainas i cili mezi i mbajti lotët dhe emocionet.