Strasburg: Shqiptari vritet me plumb në kokë, autorët me maska, gjendet makina e djegur

0
291

Dy persona me maskë dyshohet se janë autorët e ekzekutimit me plumb në kokë të 60 vjeçarit me origjinë shqiptare dje në Strasburg.

Burri u vra me 2 plumba një në kokë dhe një në gjoks rreth orës 09:30 minuta të 30 qershorit në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers

Ai jetonte në një  fjetore në  Schiltigheim. Dëshmitari ka thënë se pas vrasjes autorët hipën në një makinë të parkuar dhe larguan drejt rrugëës Livio. Më pas makinë  është gjetur e djegur disa metra larg vendit të krimit, shkruajnë mediat lokale mes tyre website dna.fr.  , raporton Ora News.

Ende nuk janë të qarta motivet e këtij krimi të rëndë. Policia federale ka thënë se kanë nisur kërkimet edhe në pikat kufitare.

Dyshimet e para janë se krimi mund të ketë lidhje me larje hesapesh.

ota tv