Stresi me superlativa për Taynën: Nuk ka dy të tilla, ndryshoi industrinë shqiptare

0
211

Një ndër emrat e rinj që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare është padyshim dhe Tayna. Reperja nga Kosova ka spikatur me talentin e saj dhe në kaq pak kohë, ka hedhur hapat drejt suksesit ndërkombëtar. Muajt e fundit ka sjellë disa bashkëpunime, dy prej të cilave me artistë të huaj.

Me superlativa për reperen nga folur së fundmi dhe Stresi. Ky i fundit gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, është shprehur se Tayna ka sjellë një frymë të re në industrinë muzikore shqiptare.

“S’ka dy të tilla, është vetëm 1 Tayna. Më pëlqen se i kishte munguar një dekade muzikës një artiste si ajo, ndryshoi shumë në industrinë tonë.”, u shpreh Stresi. Si duket reperët kanë konsideratë për njëri-tjetrin dhe nuk do të jetë çudi nëse mund t’i shikojmë së shpejti në një duet. /abcnews.al