Pak ditë më parë, Stresi zbuloi se po punonte për të sjellë një bashkëpunim me reperin anglez, C Biz. Ai ndau një video në rrjete sociale, ku shfaqej së bashku me artistin anglez në një studio muzikore, duke premtuar se kënga do të jetë një super hit.
“Jam i nderuar që u njoha me ju @cbiz_er. Hiroshima po vjen #StayTuned”, shkroi Stresi. Ndërkohë, së fundmi reperi shqiptar ka zbuluar detaje të tjera nga dueti i shumëpritur. Kënga do të mbajë titullin “Sometimes I’m Feeling Good” dhe do të publikohet shumë shpejt.Kujtojmë që Stresi ndodhet prej muajsh në Angli, por largësia nuk e ka penguar të merret me projekte të reja muzikore. Vetëm pak javë më parë, ai solli një tjetër bashkëpunim me Getinjon që mban titullin “S’jom Dorzu”. /abcnews.al